Gjilani dhe Ismet Munishi i kanë ndarë rrugët. Ky vendim i dyanshëm ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta në javët e fundit të skuadrës gjilanase, që para fillimt të sezonit garues, llogaritej si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.
Megjithatë distanca prej 9 pikëve ndaj Ballkanit të vendit të parë, si duket ka shuar që tani shpresat për një gjë të tillë, edhe pse jo për një vend për të siguruar të paktën Europën.
Ndërkohë pas largimit të Munishit ka reaguar edhe qendërmbrojtësi i Gjilanit, Franc Veliu, i cili kohën e fundit nuk është paraqitur fare në ndeshjet e Gjilanit, kjo për shkak të disa problemeve pikërisht me trajnerin tashmë të larguar, Munishi. Mbrojtësi nga Vlora, përmes një postimi në ‘story’ ka publikuar një fotografi duke e lexuar librin e Ali Podrimja, me titull: “Fundi i mitit”.