Janë mbyllur 45 minutat e para në 4 ndeshjet e së dielës në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja që ka tërhequr më shumë vëmendje, ajo në Çair midis FC Shkupit dhe Renovës nuk prodhoi gola në këtë pjesë, ndërsa në 3 ndeshjet tjera skuadrat vendase kanë epërsi komode përballë kundërshtarëve të tyre.
Shkëndija falë golave të dyshes sulmuese, Doriev-Guri po avanson ndaj Makedonija GJ.P me shifrat 2:0, ndërsa në Srugë dhe Kavadar, ka vetëm nga një futbollistë që shënon në rrjetat kundërshtare.
Pa Omar Xhobe realizoi “dopietën” e tij të parë në futbollin tonë vendor me fanellën e Struga Trim Lum, duke ndihmuar këtë skuadër që të avansoj përballë Pelisterit me shifrat 2:0, ndërsa për Tikveshin një gjë të tillë përballë Borecit, bëri Andrej Lazarov.
Që të dy këta futbollistë vlen të theksohet se luajnë në formë huazimi, Xhobe nga rradhët e Shkëndijës dhe Lazarov nga rradhët e Rabotniçkit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 29 |
|||||||||||||||||||||
|