Zlatan Ibrahimoviç nuk dëshiron t’i japë fund karrierës dhe prioriteti i tij është Milani. Suedezi, pas një mesazhi të ri në rrjetet sociale, ka zbuluar dëshirën për të vazhduar të luajë, të paktën edhe për një sezon tjetër.
“Unë vendos se kur do të ndalem”, ka shkruar sulmuesi në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” dhe po përgatitet të rikthehet në fushë për sprintin final.
Pastaj në fund të sezonit do të jetë koha për të folur me një takim me Maldinin dhe drejtuesit që thuhet se është planifikuar.
Takimi që do të jetë gjithashtu për të kuptuar të ardhmen e klubit dhe këtu hyn në lojë “Investcorp”, i cili është në bisedime me Eliot për blerjen e klubit kuqezi.
Marrëveshja mund të mbyllet në fund të muajit maj dhe për këtë arsye Ibrahimoviç do të negociojë rinovimin me pronësinë e re.
Fondi i Bahreinit, që synon të mbajë Maldinin dhe Masarën në krye të drejtimit, do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij një rinovim prej dy milionë euro për një sezon, plus çdo bonus në lidhje me paraqitjet dhe golat.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Milanit në Serinë A, Ibrahimoviç është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.