Të gjitha ekipet fituese të Kupës, Vardari me më shumë trofe, FC Shkupi me më shumë finale

Të mërkurën u zhvilluan dy takimet gjysmëfinale të Kupës, me ç’rast mësuam emrat e dy skuadrave finaliste për sezonin 2021/2022, njofton “infOSport.mk”. Në finalen e këtij viti do të luajnë Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit dhe Sileksi i Gorazd Mihajllovit, skuadra këto që eliminuan Struga Trim Lumin, gjegjësisht Pelisterin.

Për Sileksin do të jetë kjo finalja e 5-të në të cilën do të luaj, ku deri më tani ka rritur të fitojë 3 trofe, ndërsa për Makedonija Gj.P do të jetë kjo finalja e katërt, ku ka arritur të fitojë edhe një trofe.

Ndërkohë sa i përket ekipit që ka më shumë trofe në këtë kompeticion, ai është Vardari, që ka fituar 5 trofe nga gjithsej 6 finale. Pas tyre në vendin e dytë me 4 trofe ndodhet Rabotniçki, që ka luajtur në gjithsej 7 finale, ndërsa skuadra nga Çairi, FC Shkupi, që në të kaluarën garonte me emrin Slloga Jugomagnat, është ekipi me më shumë finale, gjithsej 8-të.

Skuadra “bardhekaltër” renditet e treta kur janë në pyetje trofetë e fituar, me 3 të tillë, njëjtë sikurse edhe Sileksi, për të pasuar 3 skuadra me nga 2 trofe, edhe atë Shkëndija, Teteksi dhe Pelisteri, ndërkohë nga një trofe kanë fituar Pobeda, Makedonija GJ.P, Cementranica, Metalurgu, Akademia Pandevi, Bashkimi dhe Renova. Skuadrat e vetme që kanë luajtur në finale, por që nuk kanë fituar trofe, janë Milano, Napredoku dhe Maxharo Solidarnost.

Kujtojmë në sezonin 2019/2020 nuk patëm fitues, kjo pasi ndeshjet e Kupës, njëjtë sikurs edhe kampionati u ndërprenë para kohe, për shkak pandemisë “Covid 19”. (infOSport.mk)

Ekipet fituese të Kupës së Maqedonisë
Ekipi Gjithsej finale Finale të fituara Finale të humbura
Vardari 6 5 1
Rabotniçki 7 4 3
Slloga Jug./FC Shkupi 8 3 5
Sileksi

4

3

1

Pelisteri 5 2 3
Shkëndija 4 2 2
Teteksi 4 2 2
Pobeda 3 1 2
Makedonija Gj.P 3 1 2
Cementarnica 2 1 1
Metalurgu 2 1 1
Ak.Pandev 2 1 1
Bashkimi 1 1 0
Renova 1 1 0
Milano 1 0 1
Napredoku 1 0 1
Maxhari Solidarnost 1 0 1

Leave a Reply