E mërkura është dita vendimtare, është dita kur e gjithë Struga është në këmbë, është gati për të përkrahur skuadrën e zemrës, Struga Trim Lum, që mund të shkruaj një histori të re.
Pasi vitin e kaluar siguruan Europën përmes kampionatit, skuadra e Struga Trim Lum këtë vit një gjë të tillë do të tentojë të bëjë përmes Kupës, gjithnjë nëse sot në stadiumin e qytetit do të eliminonin Makedonija GJ.P në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës.
Është kjo njëherit ndeshja më interesante e kësaj faze, teksa në ndeshjen tjetër do të përballen Pelisteri dhe Sileksi.
Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 16:00, ndërsa atmosfera festive që tani ka filluar të ndjehet në qytetin e bukur të Strugës, duke pasur parasysh se asnjë skuadër nga ky qytet deri më tani nuk ka pasur mundësinë të luftojë për një vend në finalen e madhe, apo ndoshta edhe të fitonte trofeun e Kupës.
Për dallim nga Struga Trim Lum, që të tre skuadrat tjera gjysmëfinaliste kanë ngritur lartë këtë trofe, për të cilin me 20 maj do të luftojnë vetëm dy skuadra.
Mbetet të shohim se kush do të jenë ato dy skuadra?