E ardhmja e sulmuesit kroat, Ante Rebiç është shumë larg Milanit.
Sulmuesi kroat në këtë sezon me “kuqezinjtë” ka koleksionuar më shumë dëmtime se prezenca në fushën e lojës dhe drejtuesit po vlerësojnë të ardhmen e tij.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, klubi kuqezi me shumë mundësi do ta shesë lojtarin në fundin e sezonit vetëm me një ofertë relativisht të mirë.
Aktualisht gjatë këtij sezoni, 28-vjeçari kroat është aktivizuar në gjithsej 20 ndeshje në “Serie A”, duke regjistruar 2 gola dhe 2 asiste.