Xhanluixhi Donaruma rimerr sërish skenën e protagonistit negativ te Paris Sen Zhermeni. Ish-portieri i Milanit ka vazhduar përsëri me gafat duke i kushtuar rëndë skuadrës pariziene me një gol për faj të tij.
Në ndeshjen ku PSZh-ja triumfoi me rezultatin 2:1 në klasikën e futbollit francez ndaj Marsejës, portieri italian u bë protagonist për të keq, pasi nga gafa e tij, përfitoi skuadra kundërshtare, duke realizuar golin e vetëm të këtij takimi.
Donaruma gaboi nga një dalje nga porta e tij, për ta bërë për vete atë top dhe duke gabuar, por pas një ngatërrese në zonë, ishte Kaleta ai që e shtyu topin drejt rrjetës, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1:1.
Suksesi i mbrëmshëm i parisienëve i shtyn gjithnjë e më shumë drejt titullit kampion. Pas 32 xhirove PSZH-ja ka tubuar 75 pikë, 15 më shumë se Marseja e vendit të dytë.