Kur mendohej se FC Shkupi do të festonte që sot titullin kampion pas plotë 21 vitesh, një eurogol i kroatit Martinaga të Akademia Pandev, shtyu festën “bardhekaltër” në Çair, së paku edhe për një javë tjetër, shkruan “infOSport.mk”.
Falë eurogolit të Marko Martinaga në minutën e 94-të, Akademia Pandevi mundi Renovën në Tetovë me rezultatin minimal 1:0, duke arritur kështu në kuotën e 55 pikëve, 13 më pak se FC Shkupi i vendit të parë.
Në rast barazimi, dallimi në pikë do të ishte +15 në favor të skuadrës nga Çairi, e cila që sot mund të festontëe titullin e kampionit, pavarësisht se deri në mbyllje të sezonit ka edhe 5 xhiro për tu zhvilluar.
Kështu me shumë gjasa, FC Shkupi titullin e parë kampion pas plotë 21 vitesh do ta festojë javën e ardhshme, kur në Çair do të mirëpret Renovën e Qatip Osmanit.
Shkëndija nuk arriti dot të shënojë në transfertën në Shtip përballë Bregallnicës, duke barazuar pa gola, ndërsa fitore si mysafir morri edhe Tikveshi, që në Autokomandë të Shkupit mundi Skopjen me shifrat 2:1.
Autor i golit të fitores për skuadrën nga Kavadar ishte Edis Spahiu, i cili në minutën e 73-të shënoi golin vendimtarë.
Kujtojmë gjatë ditës së shtunë u zhvilluan edhe 3 takime tjera. FC Shkupi në Manastir falë golit të shënuar nga Omar Imeri mundi Pelisterin me rezultatin 1:0, Struga Trim Lum u mund në transfertën në Veles përballë Borecit, ndërkohë Makedonija GJ.P falë golit të shënuar nga Sefer Emini mundi minimalisht 1:0 Rabotniçkin e Burhan Mustafës dhe Arbin Zejnullait. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 28 |
||||||||||||||||||
|