Jo rastësisht e quajnë muaji i shenjtë, pasi i tillë edhe është, muaji në të cilin ndodhemi sipas kalendarit islamik. Muaji Ramazan ka bërë që të shkruhet historia në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Bundesligë midis Augsburgut dhe Majncit, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje e zhvilluar mbrëmë u ndërpre për pak minuta, vetëm e vetëm që mbrojtësi musliman i Majnc, Moussa Niakhate të bënte iftarin.
Play was stopped during Augsburg vs. Mainz 05 so Moussa Niakhaté could have a moment to break his Ramadan fast just after sunset 👏 pic.twitter.com/TwfbcpBfn7
— ESPN FC (@ESPNFC) April 11, 2022
Ishte arbitri kryesor Jollenbek, ai që ndali lojën për pak minuta që lojtari të mund të pinte pak ujë, meqë ishte duke agjëruar.
Kjo bëri që Niakhate pasi bëri iftar të falënderonte arbitrin kryesor për gjestin e bërë, ndërsa me siguri se ky veprim i Jollenbek tashmë do të ndiqet edhe nga arbitrët tjerë të Bundesligës, për të ju dhënë mundësinë futbollistëve të fesë islame për të bërë iftarin brenda një ndeshje futbollistike.
Ndryshe sa i përket rezultatit përfundimtarë të këtij takimi, ishte ekipi vendas i Augsburgut që në fund triumfoi me shifrat 2:1 përballë Majncit të Niakhate. (infOSport.mk)