Java e 28-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet brenda dy ditëve, edhe atë me nga tre ndeshje secila, shkruan “infOSport.mk”. Kësisoj plotë 3 ndeshje, që nuk është e zakonshme, do të luhen të shtunën, derisa 3 ndeshjet tjera të kësaj jave do të jenë në program ditën e diel.
Kështu vendosi Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit, që aprovoi kërkesat e klubeve pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e Kupës.
Kështu të shtunën me fillim në ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet Pelisteri-FC Shkupi, Boreci-Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P-Rabotniçki.
Ndërkohë të dielën, po në të njëjtin termin kohor (16:00) do të takohen Bregallnica-Shkëndija, Renova-Akademia Pandev.
Kujtojmë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku do të takohen, Struga Trim Lum – Makedonija GJ.P dhe Pelisteri – Sileksi. Këto ndeshje në program janë me datë 20 prrill. (infOSport.mk)