Kanë dalë pamjet e natës së kobshme të 8 prillit, kur disa persona, përfshirë këtu edhe një femër kanë goditur pa mëshirë hendbollistin kroat, Denis Tot, i cili më pas në kushte spitalore ndërroi jetë, shkruan “infOSport.mk”.
28-vjeçari Tot aktualisht ishte pjesë e KH Butel të Shkupit, ndërsa ngjarja e rëndë kishte ndodhur para klubit të natës “Privilege” në Parkun e Qytetit.
Në videon e siguruar nga “TetovaSot” shihet qartë se Tot goditet fuqishëm nga një person, e më pas edhe nga një tjetër, duke mos përjashtuar këtu edhe një femër e cila e godet me take ka koka.
Vërtetë pamje të rënda këto, që me siguri se do i kryejnë punë edhe policisë, por edhe Prokurorisë për të zbardhur rastin në fjalë. (infOSport.mk)