Hendbollisti kroat, Denis Tot dje është sulmuar nga dy persona, përkatësisht nga një djal dhe një vajzë në afërsi të diskotekës “Privilexh”.
Hendbollisti Tot (27) sot pasdite humbi jetën në spitalin e Shkupit.
Policia ka parë kamerat e “Safe City” dhe saktësisht është vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Policia tash ka hapur lëndë.
Në inçizimet shihet se si dy persona, një vajzë dhe një djalë hynë në taksi.
Hendbollisti në derë u ka thënë diçka dhe të dy kanë dalë nga automjeti dhe kanë goditur atë.
Ai ka ra në vend, ndërsa vajza ka goditur disa herë me këmbë në kokë. Ndihmën e shpejtë e ka thirrur një vajzë e cila ka parë trupin e Tot në rrugë.
Kur është dërguar në spital, zemra nuk ka punuar, ndërsa mjekët kanë tentuar ta rianimojnë, por pa sukses.
Trupi i tij është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes.