Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij.
“AS” ka raportuar këtë të premte se Fenerbahçe ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me mesfushorin turko-gjerman.
Kësisoj, Ozil mund të kalojë si futbollistë i lirë te ndonjë skuadër tjetër.
Hull City, klubi anglez që ka një pronar turk, është përmendur si një destinacion i mundshëm për ish-futbollistin e Real Madridit dhe Arsenalit.
Për 33-vjeçarin nuk përjashtohet as kalimi te skuadra nga MLS, Inter Miami.
Ozil thuhet se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimi me klubin e Dejvid Bekamit duket i mundur.