Lajm i hidhur, ndërroi jetë hendbollisti kroat i KH Butel

Hendbolli në vendin tonë por edhe në gjithë Ballkanin është në zi, kjo pas vdekjes së hendbollistit kroat të Butelit, Denis Tot, shkruan “infOSport.mk”. Ky i fundit ndërroi jetë në një nga spitalet e qytetit të Shkupit.

Hendbollisti 28-vjeçar i Butelit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) me datë 7 prill në ora 4:11 ishte dërguar në spital pa vetëdije.

Verzioni i parë për këtë ngjarje të dhimbshme që u përhap shumë shpejtë në mediat vendore dhe ato kroate, ishte se Tot ishte rrahur në një nga klubet e natës në kryeqendrën tonë. Mirëpo MPB doli me një verzion krejt ndryshe, duke njoftuar se në trupin e tashmë të ndjerit Denis Tot, nuk ka pasur shenja dhune, që më pas edhe nga Klinika e Shkupit të informojnë se hendbollisti tek ata kishte arritur pa reagim të zemrës, gjegjësisht kinse i njëjti ka pësuar sulm në zemër.

Edhe përkundër tentativave të mjekëve për të rikthyer në jetë hendbollistin, tentativat e tyre ishin jo të suksesshme.

Për Denis Tot ishte ky sezoni i parë që luante te skuadra e Butelit, te e cila skuadër kishte arritur nga rradhët e KH Ohrid, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti kishte luajtur edhe në Spanjë me Ademar Leon, në Austri me skuadrën e Brih dhe në Kroaci me skuadrat e Poreç dhe Bjellovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply