Aktualisht jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe normalisht shumë lojtarë shqiptarë argjërojnë, sidomos shumica e atyre që vijnë nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët janë besimtarë të rregullt dhe shumë të devotshëm.
Një ndër ta është edhe Mërgim Vojovoda, i cili po bën një super sezon në Serie A me skuadrën e Torinos.
Edhe pse është me argjërim, ai gjen gjithmonë mundësinë për t’u stërvitur dhe për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Mimmo Caruso ka rrëfyer për “Tuttosport” sakrificën e veçantë që Mërgim Vojvoda është duke kryer në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lojtari shqiptar është një besimtar i devotshëm i besimit musliman, prandaj ka vendosur të bëjë një sakrificë përgjatë këtij muaji.
Caruso tregon se mbrojtësi i Kosovës vrapon për 40 minuta në orën 2 të mëngjesit në parkun e qytetit. Gjithashtu Caruso jep një vlerësim tejet të madh për anën njerëzore të Vojvodës, teksa shprehet se rrallë herë ka njohur njerëz aq unik dhe human si ai.
“Ai shkon me vrap natën në një park të qytetit. Këtë e ka bërë tashmë dy netë, duke dalë gjithmonë nga shtëpia në orën 02:00. Dhe fillon të vrapojë vetëm, për rreth dyzet minuta. Pastaj më merr në telefon. Më merr në telefon ndërsa vrapon, ndaj i bëj pak shoqëri dhe ai emocionohet edhe më shumë. Nga ana tjetër, ju e dini se çfarë djalë i mirë është Mergimi, apo jo? Unë kam njohur vërtet shumë lojtarë, por Mergimi mbetet unik. Një djalë shumë i edukuar dhe një humanizëm i rrallë, me një ndjeshmëri dhe bujari të veçantë, në fakt”, tregon Caruso.