Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë të enjten në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka zhvilluar edhe takimin e dytë kontrollues ndaj moshatarëve të Malit të Zi, njofton “infOSport.mk”.
Pas disfatës 3:0 në ndeshjen e parë, të përzgjedhurit e Toni Jakimovskit, iu hakmorrën në mënyrën e njëjtë, duke shënuar një fitore të pastërt 3:0
Fitoren e “verdhekuqve” të rinj e paralajmëroi kapiteni Martin Gjorgjievski me golin e realizuar vetëm pas 4 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë në skenë doli dyshja shqiptare, Hadis Tairi dhe Destan Adili, që shënuan edhe dy gola të tjerë.
Tairi fillimisht në minutën e 58-të shënoi për 2:0, ndërkohë vetëm pas dy minutave, Adili vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, edhe pse realisht Maqedonia mund të shënonte së paku edhe dy gola, në rast se Fikret Livoreka dhe Muhamed Elmas ishin më sy çel para portës kundërshtare.
Ndryshe Jakimovski në këto dy takime ju dha rastin të gjithë futbollistëve që kishte në disponim.
Maqedonia U17: | ||||||
|