Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë është mposhtur bindshëm nga Sllovakia me rezultat 4:1 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Senec.
Sllovakia ishte një kundërshtar më i mirë gjatë gjithë 90 minutave, ndërsa fitoren e tyre e paralajmëruan që në minutën e 16-të.
Maqedonia arriti t’i përgjigjej shpejt epërsisë së Sllovakisë, duke barazuar shifrat me anë të Andonovskit vetëm tre minuta më vonë.
Në periudhën 23 deri në minutën e 27-të, Sllovakia shënoi dy gola për epërsi bindëse 3:1, rezultat ky i pjesës së parë.
Në minutën e 46-të, Maqedonia U15 përmes Stefan Mlladenovskit kishte mundësinë më të mirë që të rikthehej në lojë, mirëpo i njëjti edhe pse doli i vetëm përballë portierit sllovak, nuk arriti ta mposhtë.
Në anën tjetër sllovakët dënuan dhe në minutën e 68-të shënuan edhe golin e katërt në rrjetën e Ilioskit, për rezultat përfundimtarë, Sllovakia 4, Maqedonia 1.
Maqedonia U15: |
David Ilioski, Gorazd Ristovski, Luka Atanosovski, Millosh Spasovski, Hisar Ali, Marko Kish, Stefan Mladenovski, Aleksandar Grashevski, Berkan Shaini, Zllatko Radevski, Kamenço Andonovski; |