Sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski, zgjidhet më i miri i javës në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, si çdo javë, ashtu edhe për javën që lamë pas ka ndarë çmimin për “yllin e javës”.

Këtë çmim për xhiron e 27-të e ka fituar futbollisti i KF Dritës së Ardian Nuhiut,  Marko Simonovski.

Sulmuesi maqedonas bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës gjilanase ndaj Ulpianës si mysafir, duke shënuar dy gola në fitoren 3:2. Falë kësaj “dopiete”, 30-vjeçari Simonovski arriti në kuotën e 13 golave në Superligën e Kosovës, duke u renditur si i treti në listën e golashënuesve.

Ndryshe për Dritën fitorja ndaj Ulpianës ishte e 14-ta sezonale, me ç’rast kjo skuadër aktualisht renditet në pozitën e dytë, menjëherë pas Ballkanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply