Është mbyllur java e 26-të në elitën e futbollit vendor, që dhuroi edhe disa surpriza, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka nisi me barazimin e papritur të liderit aktual FC Shkupit ndaj Skopjes në transfertë, ndërsa më shumë se një barazim (1:1) nuk shkoi edhe Akademia Pandevi në transfertën ndaj Borecit në Veles.
Ishin këto dy rezultatet surprizë të kësaj jave, në të cilën Shkëndija me Artim Shaqirin si trajner kreu detyrën në Manastir, duke mundur Pelisterin me shifrat 2:0. Me po të njëjtin rezultat Tikveshi mundi Struga Trim Lumin në Kavadar, ndërkohë në Prilep, Rabotniçki mundi bindshëm 3:0 ekipin e Illço Gjorgjioskit, Bregallnicën.
Në ndeshjen më interesante të javës, Makedonija GJ.P fare në fund, më saktësisht me një gol të shënuar në minutën e 94-të mundi Renovën në Tetovë, duke shpallur tashmë zyrtarisht kandidaturën e saj për një vend në garat europiane. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 26 |
||||||||||||||||||
|