Besart Isaku flet për shortin gjysmëfinal: Në Strugë nuk duhet ta diskutojmë fitoren ndaj Makedonija GJ.P

Sot në mesditë në hapësirat e Federatës së Futbollit u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e vetme shqiptare që ka arritur deri në këtë fazë, Struga Trim Lum, për kundërshtarë do të ketë ekipin e Makedonija GJ.P që udhëhiqet nga srategu shqiptarë, Muharem Bajrami.

Në prag të këtij takimi, nga tabori i skuadrës strugane për faqen e tyre zyrtare ka folur drejtori sportiv, Besart Isaku.

Ky i fundit është shumë optimist, dhe thotë  se Struga Trim Lum nuk do të duhet ta diskutojë fitoren para tifozëve të vetë dhe se me 20 maj në Shkup do jenë ata që do të luftojnë për trofeun e madh.

“Sot e mësuam emrin e kundërshtarit për në gjysmëfinale. Shorti deshi që neve përballë të kemi Makedonija GJ.P., një skuadër shumë të mirë, që në vazhdimësi po shënon rezultate pozitive. E dimë forcën e tyre, mirëpo duke pasur parasysh se ndeshjen do ta zhvillojmë në Strugë para tifozëve tanë, nuk e diskutojmë fare fitoren, pasi vetëm ajo na dërgon drejt finales së madhe të 20 majit në Shkup. Me përkrahjen e tifozëve dhe me pak fat, besoj se neve do jemi aty dhe do të shkruajmë një histori të re” – është shprehur Besart Isaku.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të përballen Pelisteri dhe Sileksi, ashtu që fituesi nga kjo përballje do të luaj kundër fituesit nga përballja midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me datë 20 prill, ndërsa finalja e madhe në program është një muaj më vonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply