Artim Shaqiri me dy poste të rëndësishme te Shkëndija!

Artim Shaqiri, edhe zhyrtarisht është emëruar drejtor sportiv te Shkëndija e Tetovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit tetovar, në të cilin thuhet se strugani postin e ri do ta ushtrojë vetëm nga sezonin i ri garues 2022/2023.

Gjithashtu, klubi tetovar ka njoftuar se Shaqiri do ta zëvendësojë trajnerin e shkarkuar Akrapoviq, deri në emërimin e shefit të shtabit teknik. Për ndihmës trajner është caktuar Burhan Emurllai, një emër tjetër i njohur për futbollin tetovar, ndërsa pjesë e stafit teknik do të vazhdojnë edhe më tej të jenë Metin Dalip si trajner kondicional dhe Kushtrim Abdullahi në pozitën e trajnerit të portierëve.

Artim Shaqiri ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës gjatë sezonit 2007/2008.

Ai gjithashtu ka drejtuar Shkëndijën në sezonin garues 2012/2013, përderisa ka udhëhequr edhe me skuadra tjera, si Kukësi, Flamurtari, Pembroke dhe Shafhauzen. (infOSport.mk)

Leave a Reply