Shkupit po i buzëqesh titulli, Shkëndija nuk mund dot as Borecin!

FC Shkupit po i buzëqesh titulli në kampionatin vendor, teksa skuadra e Goce Sedlloskit nuk gaboi edhe pas javës së 25-të, duke mundur në shtëpi ekipin e Tikveshit me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për “pëllumbat” nga Çairi në takimin e sotëm e realizoi Marjan Radeski.

Për dallim nga FC Shkupi, skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës së Tetovës, nuk arriti të mund dot edhe Borecin e parafundit në tabelë. “Kuqezinjtë” në Tetovë barazuan pa gola, ndërsa Renova nga humbja e sigurtë u rikthye me barazim nga transferta kundër Bregallnicës në Shkup, kjo falë dyshes sulmuese Shefiti-Selmani.

Skopje bëri surprizën e javës, duke mundur në Strumicë Akademia Pandevin me shifrat 2:1.  Leonid Ignjatov luajti rolin e heroit për skuadrën shkupjane, që në këtë mënyrë vazhdon të besoj tek mbijetesa, ndërsa tashmë atë ka humbur Pelisteri, që u mund nga Makedonija GJ.P me rezultatin 2:0.

Për skuadrën nga Gjorçe Petrovi, që të dy golat i realizoi Sefer Emini nga pika e bardhë.

Kujtojmë dje, në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Struga Trim Lum në arenën “Todor Proeski” mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:1. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 25

FC Shkupi 1:0 Tikveshi
Shkëndija 0:0 Boreci
Bregallnica 2:2 Renova
Ak.Pandev 1:2 Skopje
Makedonija GJ.P 2:0 Pelisteri
Rabotniçki 1:3 Struga Trim Lum

Leave a Reply