Hadërgjonaj heroi i Kasimpasha! Me gol në minutën e 97-të i siguroi fitoren skukadrës së tij

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj është treguar vendimtar për klubin e tij turk, Kasmipasha, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Superligës turke, njofton “infOSport.mk”.

Kasimpasha e tij shënoi fitore 2:1 ndaj Gaziantep, ndërsa ishte pikërisht goli i Hadërgjonajt, që i siguroi fitoren skuadrës vendase.

Ndryshe të parët në avantazh kaluan mysafirët, kur Papy Djilobodji në minutën e 35-të  shënoi për 0:1. Megjithatë gëzimi i futbollistëve mysafir zgjati shumë pak, pasi vetëm 6 minuta më ëvonë Kasimpasha me anë të Jackson Muleka barazoi shifrat në 1:1, rezultat ky me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e barabartë dhe deri në fund kishte shumë paqartësi. Dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllet me barazim, në minutën e 97-të në skenë doli futbollisti shqiptarë, Hadërgjonaj, i cili morri përgjegjësinë për të ekzekutuar penaltinë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Ky gol solli festë të madhe në stadium, në veçanti tek tifozët vendas, që pa ndal në korre brohorisnin emrin e Hadërgjonajt, heroit të takimi, i cili tashmë është shndërruar në një lider te skuadra e Kasimpasha.

Ndryshe ishte ky goli i dytë në këtë sezon për Hadërgjonajn, i cili është bashkuar me skuadrën turke në vitin 2019.

Kur jemi tek futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi, kujtojmë se sot gola kanë shënuar edhe treshja e Konjaspor, Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, duke ndihmuar skuadrën e tyre të shënojë fitore të pastërt 3:0 ndaj Goztepe. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply