Fitore me aromë shqiptare e Konjaspor ndaj Goztepe (VIDEO)

Konjaspor ka regjistruar fitore 3:0 ndaj Goztepe në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të në elitën e futbollit turk, njofton “infOSport.mk”. Kjo fitore e Konjaspor mund të quhet lirisht fitore e shqiptarëve, pasi erdhi falë finalizimeve të tre futbollistëve shqiptarë, Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi.

Ishte Cikalleshi, ai që hapi serinë e golave në minutën e 6-të, kur mjaft mirë bëri në zonën kundërshtare dhe mposhti portierin mysafir, i cili kapituloi edhe në minutën e 22-të, këtë herë para Endri Çekiçit.

Me këto dy gola skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë, rradhën e kishte edhe Zymer Bytyqi, futbollisti shqiptarë i përfaqësueses së Kosovës, i cili në minutën e 71-të vendosi edhe rezultatin përfundimtarë, Konjaspor 3, Goztepe 0. Ishte kjo fitorja e 17-të sezonale për skuadrën e futbollistëve shqiptarë, që vazhdon të mbajë pozitën e dytë në renditje, me 58 pikë, dy më shumë se Fenerbahçe Mërgim Berishës. (infOSport.mk)

Leave a Reply