E shtuna në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Dytë, që sot na dhuron ndeshjet e javës së 21-të në të dyja konkurrencat, shkruan “infOSport.mk”. Në Perëndim, Voska Sport, skuadra më mirë e renditur shqiptare shihet si favorite përballë Veleshtës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Ohër, aty ku Voska Sport do të kërkojë fitoren e tretë nga po aq ndeshje në stinorin pranveror dhe gjithsej të 15-tën këtë edicion.
Rolin e favoritit e ka edhe Besa e Dobërdollit përballë Korabit, derisa Gostivari do të kërkojë të sundojë me Pollogun, duke kërkuar fitoren në Tetovë përballë Teteksit.
Lideri aktual, Sileksi, pjesë e së cilës skuadër janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Arsim Lamallari dhe Burhan Aliji në Kratovë do të mirëpresin Ohrid Lihnidosin, ndërkohë Vardari pritet të ketë një detyrë të lehtë përballë Kadinos në duelin shkupjan.
Të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim, startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)