Struga Trim Lum sot në Shkup do të ketë një detyrë të vështirë përballë Rabotniçkit, që në anën tjetër do të ketë traditën kundër, kur janë në pyetje përballjet me ekipin strugan, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “romantike” në 3 ndeshjet e deritanishme të zhvilluara si vendas përballë Struga Trim Lum nuk njeh fitoren, teksa dy ndeshjet e fundit janë mbyllur me barazime.
Mesfushori Florian Kadriu ka folur në prag të këtij takimi për faqen zyrtare të Struga Trim Lum, duke potencuar se nga Shkupi dëshirojnë të rikthehen me një rezultat pozitiv, me qëllim për të ndërprerë serinë negative prej 3 disfatave të njëpasnjëshme.
“Do të jetë vërtetë një ndeshje e vështirë për ne si skuadër, i kemi analizuar pikat e tyre të forta, jena të përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Rabotniçkin, do të japim maksimumin pasi e dimë se vijmë prej një serie negative dhe shpresojë që të bëjmë detyrat e dhëna nga trajneri dhe nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv” – tha Florian Kadriu.
Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum starton në ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ekranet e TVM dhe Arena Sport. (infOSport.mk)