Brazili merr renditjen botërore të FIFA-s, duke kaluar kështu Belgjikën, e cila ishte në krye për 40 muaj, që nga Nëntori i vitit 2018 dhe në vendin e tretë qëndron Franca.
Italia edhe pse zhgënjeu në kualifikueset e Botërorit, nuk ndryshon renditje duke qëndruar në vendin e 6-të, ndërsa Spanja që mundi Shqipërinë në vendin e 7-të.
Për sa i përket Kombëtares shqiptare, “kuqezinjtë” kanë humbur një pozicion pas humbjes me Spanjën dhe barazimit me Gjeorgjinë, duke u renditur në vendin e 66-të. Kosova nga ana tjetër, është ngjitur me dy pozicione, pas fitores me Burkina Fason dhe barazimit me Zvicrën duke shkuar në vendin e 107-të.