Visar Musliu pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Italisë, ku u vlerësua me notën më të madhe, edhe sonte bëri një super paraqitje ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos, ndaj të cilit fitoi të gjitha duelet, shkruan “infOSport.mk”.
Musliu sonte në Dragao u vlerësua me notën më të madhe, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se bëhet fjalë për një futbollistë të kompletuar, i cili meriton një klub shumë më të madh se Ingollshtad, tek e cila skuadër u transferua fillimin e këtij viti nga skuadra hungareze e MOL Fehervar.
Musliu u dallua në vijën e fundit ndaj “luzitanëve”, duke hequr 5 topa nga zona e rrezikut, ndërsa po aq duele fitoi me futbollistët kundërshtarë, në veçanti ato një ndaj një ndaj njërit prej futbollistëve më të mirë në Botë, Kristiano Ronaldo. (infOSport.mk)