Dueli në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të jetë historike për kombëtaren shqiptare të futbollit. Dueli i parë mes këtyre dy kombëtareve daton që nga viti 1994, derisa takimi i sotëm bën që Gjeorgjia të jetë skuadra e dytë me të cilën Shqipëria është ndeshur më shumë në historinë e saj.
Ndeshja e sotme rezulton të jetë e 14-ta mes këtyre dy kombëtareve, me një bilanc që flet në anën e gjeorgjianëve, që deri më tani kanë 7 fitore, kundrejt vetëm 3 fitoreve të “kuqezinjëve”, derisa 3 takime të tjera janë mbyllur në barazim.
Fitorja e fundit kuqezi është në ndeshjen e fundit zyrtare mes skuadrave, në vitin 2005. Ndërsa që atëherë, regjistrohen 3 barazime e një fitore për Gjeorgjinë në katër miqësoret që janë luajtur mes dy ekipeve.
E vetmja kombëtare ndaj të cilës Shqipëria ka luajtur më shumë ndeshje mbetet Rumania, me 17 të tilla, ndërsa “kuqezinjtë” nga 13 ndeshje kanë zhvilluar edhe ndaj kombëtareve si, Greqia dhe Polonia.