Pas ndeshjes së bukur të treguar përballë Spanjës disa ditë më parë në tokën “iberike”, sonte Kombëtarja e Shqipërisë në terren vendas do të mirëpret Gjeorgjinë modeste, ndaj së cilës “kuqezinjtë” kanë një bilanc negativ, kur janë në pyetje ndeshjet mes tyre.
Trajneri Edi Reja pritet që t’u japë disa minuta më shumë edhe disa prej lojtarëve që nuk luajtën në ndeshjen ndaj Spanjës.
Ndryshimi do nis që nga porta, me Strakoshën që do zë vendin e Berishës. Mbrojtja nuk pritet që të ketë shumë ndryshime, sidomos nga krahët, ndërsa në qendër mund të aktivizohet Bajrami ose Prenga, për të lënë nëpushim një nga qendrat që luajtën titullarë ndaj spanjollëve.
Gjithashtu, edhe Lenjani mund të zëvendësojë Hysajn në krahun e majtë, duke pasur parasysh se Shqipëria sonte pritet të jetë më ofenzive për dallim nga ndeshja me “iberikët”.
Në mesfushë mundësia do të jetë për të riun Kristjan Asllani, që mund të shoqërohet nga Çekiçi dhe Gjasula, ndërkohë në sulm Broja pritet që të nis si titullarë bashkë edhe me Uzunin, autorin e golit të vetëm kundër Spanjës.