Sejdini premton premio 4.5 mln euro për futbollistët në rast kualifikimi në “Qatar 2022”

5 ditë më parë eliminuan 4 herë kampionët e Botës, ndërsa sonte një gjë të tillë dëshirojnë të bëjnë ndaj ish Kampiones së Europës, Portugalisë.

Në rast se djemtë e Bllagoja Milevskit arrijnë të bëjnë një gjë të tillë, atëherë Federata e Futbollit të Maqedonisë me në krye presidentin shqiptarë, Muhamed Sejdini, futbollistëve do ju ndajë një premio në vlerë prej 4.5 milion euro, që është gati 10 herë më e lartë se ajo që u premtoi Qeveria e vendit me në krye Dimitar Kovaçevskin.

Ndryshe kjo premio e premtuar nga Sejdini, është 4 herë më e lartë edhe se ajo e vitit të kaluar, kur FFM ua ndau futbollistëve për kualifkimin në Euro 2020(1).

Vërtetë shumë të mëdha këto, mirëpo kur është në pyetje një Federatë e suksesshme, siç është kjo e futbollit me Sejdinin në krye, gjithçka është e realizueshme.

Vlen të theksohet se në rast se Maqedonia kualifikohet sonte për në Botërorin e Katarit, Federata e Futbollit në arkat e saja do të inkasojë nga 12 deri në 16 mln euro. (infOSport.mk)

Leave a Reply