Sallah pengohet nga lazerët dhe humb penalltinë, Egjipti jashtë “Qatar 2022” (VIDEO)

Mohamed Sallah nuk do të ketë mundësinë të luaj në Botërorin e Katar gjatë këtij viti me Egjiptin e tij, kjo pasi sonte u eliminuan nga Senegali, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Senegali sonte shënoi fitore minimale 1:0, njëjtë sikurse Egjipti në ndeshjen e parë, ashtu që penaltitë duheshe të japin fituesin dhe emrin e ekipit të kualifikuar për në Botëror.

Ndryshe golin e vetëm në këtë përballje Senegali e realizoi që në minutën e 3-të me anë të Dia, ndërsa gjatë ekzekutimit të penaltive, futbollistët e Egjiptit u detyruan të përballen me një shpërqëndrim të madh gjatë lojës, kjo falë mbështetësve të  Senegalit, të cilët madje ja arritën qëllimit që të hutojnë futbollistin më të mirë egjiptian, Mohamed Sallah, fytyra e të cilit gjatë ekzekutimit të penaltive ishte mbuluar me anë të lazerëve.

Në fund fitore 3:1 e Senegalit në ruletin e penaltive, që dërgojnë këtë kombëtare në Kupën e Botës të këtij viti që do të mbahet në muajt nëntor dhe dhjetor. (infOSport.mk)

Leave a Reply