Plotësohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Qipros ka arritur të mposhtë Estoninë me rezultat 2:0 dhe me këtë fitore ka plotësuar edhe një vend të zbrazët që ishte në grupin e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “infOSport.mk”.

Qipro e cila në ndeshjen e parë me Estoninë ishte ndarë në barazim pa gola, sot si vendas ka shënuar fitore 2:0, duke u pozicionuar kështu në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Kosovën.

Pikërisht ndaj Kosovës, Qipro do ta zhvillojë ndeshjen e parë të grupit me datë 2 qershor.

Leave a Reply