Pas Portugalisë, pjesëmarrjen për në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” e siguroi edhe Polonia e Robert Levandovskit, njofton “infOSport.mk”.
Polonia sonte në stadiumin “Slaski” shënoi fitore 2:0 ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk do të ketë mundësinë që të luaj në një botëror.
Që të dy golat Polonia i realizoi gjatë pjesës së dytë, me Robert Levandovskin që shënoi golin e parë nga pika e bardhë në minutën e 49-të, ndërkohë fitoren e polakëve e vulosi Piotr Zielinski në minutën e 73-të.
Kështu Polonia e siguron një vend në Botërorin që do të zhvillohet në fund të këtij viti, kurse Suedisë i mbetet të tentojë kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm.