Shtëpia e boskierit ukrainas, Oleksandr Usyk ka rënë në duart e ushtrisë ruse, pasi ky i fundit ishte larguar nga Ukraina për t’u përballur me boksierin britanik, Entoni Xhoshua.
Usyk ditë më parë vendosi që të braktis luftën në Ukrainë, për t’iu përkushtuar profesionit të tij.
Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus, që më pas të njoftojë se ka vendosur të nis përgatitjet për rimeçin me Xhoshuan.
Megjithatë, Oleksandr Usyk dhe gruaja e tij, Yekaterina, nuk i kanë harruar ata që kanë mbetur në Ukrainë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit e tyre që mbeten në vend.
Një fqinj i çiftit i njoftoi gruas së boksierit se shtëpia e tyre në Vorzel, afër Kievit, ishte e pushtuar nga ushtarët rusë. Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi boksieri u largua nga Ukraina për t’u përgatitur për ndeshjen me Xhoshuan.
Yekaterina përmes llogarisë në “Instagram” njoftoi se shtëpia ishte e zënë nga ushtarë çeçenë e rusë dhe se tanke dhe mjete tjera ushtarake ishin vendosur aty.
“Ata jetojnë në shtëpinë time. Nuk do të keni shumë kohë. Sigurisht, kur ata erdhën tek ne, ata u çmendën. Shtëpi të mira, njerëz të lirë. Qytetet e tyre në kohë paqeje duken si Mariupoli tani ”, ka shkruar ajo.