Shorti i Botërorit “Qatar 2022” do të mbahet me datën 1 prill.Tashmë janë zbuluar edhe Kombëtaret që do jenë pjesë e vazos së parë, pjesë e së cilës si zakonisht janë kombëtaret favorite.
Bëhet fjalë për kombëtaren e Katarit, si vend organizator, dhe ekipet tjera si, Belgjika, Brazili, Franca, Argjentina, Anglia dhe Spanja.
Maqedonia me eliminimin e Italisë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”, si duket ka prishur planet e FIFA-s, teksa mungon një Përfaqësuese e madhe për të rrumbullaksuar vazon e parë me 8 ekipe kombëtare.
Gjithsesi, edhe për këtë ekziston një zgjidhje, pasi në vazon e parë do vendoset Portugalia, gjithnjë nëse ia del të mposhtë Maqedoninë në ndeshjen finale të “Play Off”.
Nëse përfaqësuesja e vendit tonë bënë edhe një mrrekulli tjetër, pas asaj në Palermi, atëherë do përzgjidhet një vend mes Holandës, Meksikës, SHBA-ve dhe Gjermanisë.
Botërori i Katarit do të nis me 21 nëntor të këtij viti dhe do përfundojë me 18 dhjetor. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë gjithsej 32 shtete, nga 5 ose 6 konfederata të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe.
Vazo e parë: |
Katar (vendi organizator), Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli dhe Spanjë. |
Vendi i tetë: Portugalia/Hollanda Meksika, SHBA, Gjermani |