Para udhëtimit për në Portugali, Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski së bashku me zv.Kryeministrin e parë, Artan Grubi, u fut në avionin me të cilin po udhëtonte ekspedita e Maqedonisë, për të ju uruar shumë fat futbollistëve para ndeshjes historike me Portugalinë e Kristiano Ronaldos, njofton “infOSport.mk”.
Kryeministri Kovaçevski ju premtoi atyre një premio prej 500 mijë eurove në rast se eliminojnë Portugalinë dhe kualifikohen për në Botërorin e Katarit.
“Ju jeni pika më e ndritur e Maqedonisë për momentin, e gjithë Maqedonia ju pret në shesh dhe qeveria me kënaqësi do të ndajë një shpërblim prej 500 mijë eurove për kualifikim në Botërorin e Katarit. Edhe kjo që kemi arritur deri më tani është një sukses, nuk e di se si, por mundeni edhe portugezët. E di që mundeni”, – iu drejtua Kovaçevski futbollistëve para nisjes për në Portugali.
Kujtojmë ndeshja Portugali – Maqedoni, e vlefshme për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, do të zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45 në stadiumin Dragao në Porto. (infOSport.mk)