Paraqitje e denjtë dhe disfatë minimale e Voska Sport në Shkup ndaj liderëve të FC Shkupit

Lideri aktual në Ligën e Parë, FC Shkupi dhe skuadra e dytë në renditje në Ligën e Dytë – Perëndim, Voska Sport, sot në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit zhvilluan një miqësore, për të mbajtur ritmin garues, kjo për shkak pauzës në kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë për të dy trajnerët, të dyja skuadrat treguan një lojë mjaft të bukur, e ku në fund fitores minimale iu gëzua skuadra e FC Shkupit.

Golin e vetëm për “bardhekaltërit” nga Çairi e realizoi Kristijan Trapanovski gjatë pjesës së dytë.

Sedlloski gjatë pjesës së parë pushoi pjesën më të madhe të titullarëve, ndërsa në anën tjetër Cicmiloviq i Voska Sport, ju dha mundësinë thuajse gjithë futbollistëve për të shijuar forcën e një ndër skuadrave më të mira në vend.

Kujtojmë FC Shkupi fundjavën që vjen në kuadër të javës së 25-të do të mirëpret Tikveshin, ndërkohë Voska Sport me 02 mars do të mirëpret Veleshtën, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply