Një Shqipëri solide u shfaq sonte përballë Spanjës në Kataluni, aty ku “kuqezinjtë” në fund u mundën me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Që të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, teks golin e parë “iberikët” e gjetën në minutën e 75-të me anë të Feran Torres.
Shqipëria u kundërpërgjigjë 10 minuta më vonë me anë të Myrto Uzunit, i cili shënoi një gol të papritur, duke përfituar nga një devijim në mbrojtjen spanjolle, mirëpo fare në fund Spanja gjeti golin e fitores me anë të Dani Olmo, i cili shënoi një super gol në minutën e 90-të.
Ishte kjo fitorja e 8-të për Spanjën nga po aq përballë ndaj “kuqezinjëve”, që duhet pritur një rast tjetër për të ndalur “iberikët”. (infOSport.mk)