Mbrëmje magjike dhe e paharruar për Maqedoninë, skuadër kjo që në Palermo mundi 4 herë kampionët e Botës, Italinë, duke përsëritur kështu suksesin e vitit të kaluar, kur në kuadër të grupeve eliminatore kishte mundur Gjermaninë, gjithashtu 4 herë kampione e Botës, njofton “infOSport.mk”.
“Axurrët”, edhe pse e dominuan ndeshjen duke krijuar një mori rastesh, nuk arritën të gjenin rrugën e duhur drejt golit të Dimitrievskit, ndërsa në anën tjetër Aleksandar Trajkovski me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, arriti që të mposhtë Donaruman në minutën e 92-të.
Një fakt interesant që vlen të theksohet është se futbollistë më i mirë te Maqedonia e Veriut sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishte mbrojtësi shqiptar, Visar Musliu, i cili është vlerësuar me notën 8.1.
Pas tij u vlerësuan portieri Stole Dimitreski me notën 8.0 dhe golashënuesi Trajkovski, me notën 7.2, Bardhi me 6.3, ndërsa Ademi dhe Alioski me notën 6.8. (infOSport.mk)