Shiten të gjitha biletat për ndeshjen, Portugali-Maqedoni

Maqedonia të enjtën regjistroi një nga fitoret më të mëdha në historinë e futbollit, duke mundur Italinë e Roberto Mançinit. Kësisoj ekipi përfaqësues i vendit siguroi një vend për në finalen e “play-off” të Botërorit “Qatar 2022”, ku do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Kjo ndeshje pritet me shumë entuziazëm nga të dyja palët, e në veçanti nga vendasit, të cilët kanë shfaqur shumë interesim për këtë përballje, në veçanti pas eliminimit të Italisë nga përfaqësuesja e Maqedonisë, që tashmë shihet me një sy më ndryshe.

Interesim i madh për këtë përballje, ku thuhet se tashmë janë shitur të gjitha biletat. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Dragao” të Portos, që do të lëshohet në kapacitet të plotë.

Pra plotë 50 mijë tifoz pritet të jenë prezent në këtë ndeshje, ndërsa i gjithë kapaciteti tashmë është shitur, edhe atë 24 orë para fillimit.

Mbetet të shihet se sa bileta do të sigurohen për tifozët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa një gjë të tillë pritet ta konfirmojnë nga Federata e Futbollit në vend.

Ndeshja në “Daragao” midis Portugalisë dhe Maqedonisë me 29 mars do të startojë në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply