Pas fitores senzacionale ndaj Italisë në Palermo (1:0), përfaqësuesja e Maqedonisë të martën do të zhvillojë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, përmes së cilës mund të shkruaj një histori të re në futboll, shkruan “infOSport.mk”.
Maqedonia më 29 mars do të përballet me Portugalinë, në stadiumin “Dragao” në Porto.
Kjo do të jetë hera e parë që këto dy përfaqësuese do të përballen njëra me tjetrën në një ndeshje zyrtare, teksa dy herë ishin takuar në ndeshje miqësore. Që të dyja ndeshjet ishin zhvilluar në tokën “luzitane”, me Portugalinë që kishte regjistruar fitore minimale në ndeshjen e parë të vitit 2003, derisa ndeshja e dytë e zhvilluar gjatë vitit 2012 ishte mbyllur me barazim pa gola.
Më poshtë ne ua sjellim moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja ekipeve bazuar në vlerën e futbollistëve të ftuar, pozicionimin në ranglistën e FIFA-s dhe formën nga ndeshjet e fundit.
Mosha mestare: 26.4 është mosha mestare e futbollistëve të Maqedonisë – 26.7 është mosha mesatare e Portugalisë.
Vlera: 58.25 milionë euro është vlera e Maqedonisë – 704.25 milionë euro vlera e Portugalisë.
Futbollisti më i shtrenjtë: Elif Elmas i Napolit te Maqedonia ka vlerën më të lartë, 15.30 mln euro – te Portugalia, më i shtrenjti figuron Bruno Fernandesh i Mançester Junajtedit, me vlerën e .
Pozitat në ranglistën e FIFA-s: Maqedonia ndodhet në pozitën e 67-të – Portugalia në pozitën e 8-të.
Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Maqedonia ka 4 fitore dhe një barazim – Portugalia ka 3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.
Kujtojmë Maqedonia të enjten mundi Italinë midis Palermos me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë Portugalia mundi Turqinë me rezultatin 3:1, duke siguruar në këtë mënyrë përballjen me ekipin përfaqësues të vendit tonë. (infOSport.mk)