Sa bukur është kur fiton, sidomos kur mposht Italinë, 4 herë kampionët e Botës dhe kampionen në fuqi të Europës në fushën e saj. Dhe është edhe më mirë kur fitoret bëhen përditshmëri. E kjo për këtë gjeneratë të përfaqësueses dhe kryesisë aktuale të Federatës së Futbollit të Maqedonisë iu bë më shumë se përditshmëri.
Natyrisht, për këtë arsye jane edhe buzëqeshjet fituese nga Palermo të njeriut të parë të FFM-së, Muamed Sejdinit, drejtorit sportiv Deni Masev dhe trajnerit Bllagoja Milevski.
Kush e di, ndoshta po bëjnë edhe plane se si të mundin Portugalinë në ‘Dragao” të martën.