Nuk është Real, pasi thuajse fare nuk po luan te Real Madridi, megjithatë kur është në pyetje kombëtarja e tij, Uellsi, aty Garet Bejll ka fjalën kryesore, ashtu siç e kishte edhe sonte përballë Austrisë, njofton “infOSport.mk”.
Vetëm 77 minuta gjatë gjithë këtij sezoni me Realin nuk janë pasqyra e vërtetë për Bejll, i cili sonte me dy golat e tij i vetëm mundi Austrinë me shifrat 2:1.
Bejll shënoi golin më të bukur të mbrëmjes në minutën e 25-të, kur me një proektil nga goditja e lirë nuk i dha fare hapësirë portierit kundërshtarë për të intervenuar, që më pas në minutën e 51-të, të bëjë që rruga e Uellsit drejt finales së madhe të ndeshjeve “play-off” të Botërorit të bëhet më e lehtë.
Gjithçka që mundi të bëjë Austria, ishte goli i Sabitzer në minutën e 64-të, por që nuk ndryshoi asgjë, pasi në fund vlentë vetëm për statistikë. (infOSport.mk)