Granit Xhaka pa dyshim se është një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë të momentit. Mesfushori kosovar po luan me sukses qe disa sezone në Premierligë me Arsenalin, ndërsa paraprakisht kishte bërë karrierë në Zvicër te Bazeli dhe në Gjermani te Borusia Menhengladbahu.
Por, viteve të fundit ai është pjesë e “Topçinjëve” në Premierligën angleze, një ndër ligat më të fuqishme në Botë.
Ndërkohë sot, mediat e huaja i kanë zbuluar rrogat e futbollistëve të klubit londinez.
Kështu, Granit Xhaka paguhet hiç më pak se 100 mijë sterlina në javë, që i bie se ai e ka rrogën javore më saktësisht 120,214 euro, njofton “givemesport”.
Nëse e llogarisim për një muaj, Xhaka paguhet 480.856 mijë euro, ndërsa nëse e llogarisim për 12 muaj, rroga vjetore e yllit shqiptarë nga Prishtina, është 5,770,272 euro.
Natyrisht, këtu nuk janë përfshirë bonuset dhe paratë që i merr Granit Xhaka nga reklamat.