Arbitra francez për ndeshjen Itali-Maqedoni

Ndeshjen midis Italisë dhe Maqedonisë, e vlefshme për gjysmëfinalet e “play-off” për kualifikim në Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, do ta drejtojnë arbitër francez, me në krye Klemen Turpin.

Ndihmës të tij do të jenë Nikola Danos dhe Siril Grinjor, derisa arbitër i katërt do të jetë Benoa Bastien.

Në dhomën VAR do të qëndrojnë Zherom Brizar dhe Dellazh Villi.

Ndeshja Itali-Maqedoni do të zhvillohet në stadiumin “Renco Barbera” në Palermo të enjten me fillim në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply