Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë gjatë muajit mars do ti zhvillojë dy ndeshjet e rradhës në kukadër të elilminatoreve për Europianin e vitit 2023, që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Dragan Kanatllarovskit do ta zhvillojnë me 24 mars kundër Serbisë në transfertë, teksa 5 ditë më vonë në Shkup do të mirëpresim Ishujt Faroe.
Në prag të këtyre dy ndeshjeve ka folur mesfushori shqiptarë i Makedonija Gj.P., Sefer Emini, i cili pritet që të jetë një lider në mesfushën e të rinjëve të Maqedonisë U21 në ndeshjen kundër Serbisë. Ai thotë se qëllimi është i qartë, për të dyja këto ndeshje, duke aluduar në dy fitore, që do mbanin gjallë shpresat për një kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Serbisë. Bëhet fjalë për një përfaqësuese që ka shumë kualitet, nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo neve besojmë tek vetvetja dhe do të mundohemi të nxjerrim një rezultat pozitiv. Çdo ndeshje është vendimtare, ashtu do të jetë edhe kundër Serbisë dhe Ishujve Faroe. Qëllimi është i qartë, të fitojmë tre pikët e plota. Kundër Ishujve Faroe jemi favoritë, mirëpo atë duhet ta dëshmojmë edhe në fushë. Na presin dy ndeshje emocionuese, shpresojmë që të jemi neve ato që do të arrijmë fitore në të dyja ndeshjet” – është shprehur Sefer Emini para nisjes për në Serbi.
Shpresat e vendit sot në ora 14:00 udhëtuan drejt Beogradit, ku me 24 mars në stadiumin e KF Vozhdovac me fillim nga ora 17:00 do të përballen me Serbinë në kuadër të grupit “H” eliminator. (infOSport.mk)