Voska Sport ka shënuar edhe një fitore tjetër përballë rivalit lokal, Ohrid Lihnidos, duke vazhduar në këtë mënyrë rrugëtimin e sigurtë drejt objektivit, inkuadrimin në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.
Tre fitore nga po aq ndeshje për skuadrën e Voska Sport përballë Ohrid Lihnidos, dëshmojnë më së miri për atë se kush e sundon Ohrin, që sot kishte festë futbolli. Para tribunave të mbushura me dy tifozëri të ndryshme, Voska Sport në fund i’a doli të triumfojë me rezultatin minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Izair Emini në minutën e 87-të nga penaltia.
Ishte kjo një reprizë e ndeshjes së fundit mes këtyre dy skuadrave, kur sërish Emini nga penaltia në minutat e fundit të takimit kishte vulosur fituesin përballë Ohrid Lihnidos. Këta të fundit në takimin e sotëm gjatë gjithë ndeshjes mbroheshin, ndërsa në anën tjetër Voska Sport krijoi plotë 7-8 raste të pastërta për gol, teksa gjatë pjesës së parë u anulua goli i shënuar nga Behar Feta.
NDESHJET TJERA – Derbi shqiptarë i Pollogut midis Gostivarit dhe Besës së Dobërdollit nuk prodhoi gola, ndërsa fitore identike 1:0 sikurse Voska Sport, regjistruan edhe dy skuadrat tjera pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë, Sileksi, gjegjësisht Vardari.
Sileksi në Dibër mundi Korabin falë golit të shënuar nga Antonio Kalanoski (55’), ndërkohë golin e fitores për Vardarin në transfertën ndaj Veleshtës në Strugë, e realizoi Eren Partalko në minutën e 72-të.
Fitoren më të lartë në kuadër të xhiros së 20-të, e arriti Teteksi, që në Shkup me shifrat 3:0 mundi Kadinon, që vitin tjetër do të luaj një rang të garave më poshtë. (infOSport.mk)
LDFMV – Java 20 |
|||||||||||||||
|