Izair Emini edhe njëherë tjetër rezzultoi të jetë deçiziv në fitoren e Voska Sport përballë rivalit lokal, Ohrid Lihnidos, shkruan “infOSport.mk”. Tetovari shënoi golin e vetëm dhe të fitores edhe në takimin e sotëm, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e fundit me 26 shkurt, kur po të njëjtën mënyrë nga penaltia i kishte siguruar 3 pikët e plota skuadrës së Voska Sport.
Golin e sotëm Emini i’a dedikoi drejtorit sportiv, Artan Borova, të cilit i kishin premtuar këtë fitore.
“Ndeshjet derbi gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë të rënda, mirëpo kësaj rradhe ne e dëshiruam më shumë fitoren dhe luftuam për ate deri në fund. Poashtu mund lirisht të them se Ohrid duhet të jetë i kënaqur me këtë rezultat, pasiqë ne e dominuam ndeshjen dhe kishim mbi 7-8 raste për gol, por si thuan fati i ndjek të fortit dhe ata që besojnë deri në fund në fitore. Gjithsesi rruga jonë vazhdon drejt synimeve tona, gjithashtu kjo fitore i dedikohet drejtorit tonë Artan Borova sepse ia kishim premtuar këtë fitore dhe normalisht edhe tifozëve tanë që sot ishin në një numër të madh” – është shprehur Izair Emini për faqen zyrtare të klubit nga Ohri.
Voska Sport me këtë fitore arriti në kuotën e 45 pikëve në 20 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku kryeson Sileksi me 50 pikë. (infOSport.mk)