Nemanja Bosançiç është futbollisti i cili i vetëm i ka shënuar plotë 4 gola skuadrës lidere të FC Shkupit, më shumë se çdo skuadër tjetër këtë edicion, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori serb kishte realizuar 3 gola në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj skuadrës shkupjane, kur Struga Trim Lum shënonte fitore 4:2 me 22 gusht të vitit 2021, ndërsa i njëjti FC Shkupit i shënoi edhe në ndeshjen e së premtes, në të cilën skuadra e tij pësoi disfatë 3:1.
Bosançiç shënoi golin e parë të takimit, duke kaluar në epërsi Struga Trim Lum, mirëpo që në fund kjo skuadër nuk mundi të surprizojë sërish skuadrën nga Çairi, që këtë vit po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit kampion.
Kujtojmë FC Shkupi këtë edicion pas 24 xhirove ka pranuar vetëm 15 gola, 5 prej të cilëve vetëm nga Struga Trim Lum, 4 prej tyre pjesë e Nemanja Bosançiç, nga dy gola ka pranuar nga Akademia Pandev, Makedonija GJ.P, Skopje dhe Tikveshi, ndërsa nga një gol nga dy skuadrat tetivare, Shkëndija dhe Renova. (infOSport.mk)